Ligji për Byronë, Sallahu: S’ka shanse për ndikime politike, i kemi bërë ndryshimet e duhura

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se i kanë bërë ndryshimet e duhura që i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese në vlerësimin e saj për Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Sallahu tha se dy muaj kanë qenë të mjaftueshme për t’i ndryshuar tri nenet që Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se janë në shpërputhje.

“Nuk është i ngutshëm, gjykata i ka gjetë në shpërputhje vetëm tri nene, për këto dy muaj kanë qenë të mjaftueshme… kemi punuar mbi këto amendamente, janë tri nene të caktuara, i kemi sqaru me ekspertë, i kemi plotësu për aq sa kemi pasur nevojë, nuk kanë qenë shumë problematike nenet e adresuara nga gjykata, shumë shpejt do nisen për qeveri dhe kuvend”

“Pika e parë është e rëndësishme është reatroktiviteti, në kuptimin e reaktivitetit i ka dhënë dy propozime, njëri të jetë në përputhje me ligjet e tjera në fuqi, ose duhet të zbatohet pamundësia objektive, që në momentin që palës i bie barra në kuptimin e provuarit, nëse ai dokument nuk mund të gjendet nga pala, i bie që lënda pushon. Këtë koncept e kemi futur në projektligj, secila palë ka të drejtë të kërkoj urdhër nga gjykata ku gjindet ai dokument, nëse se ka atë dokument i bie që lënda pushon, konfiskimi nuk ndodhë”, vijoi ai.

Tutje ai tha se një nga ndryshimet është edhe anëtarësimi në komision, anëtarët e të cilëve do zgjedhen me konkurs e pastaj do zgjidhen nga Kuvendi.

“Gjykata Kushtetuese i ka gjet te komisioni kundërkushtetues tre anëtar, anëtarin për parandalim të korrupsionit, një gjyqtar dhe një person tjetër i një institucioni të pavarur. Këta janë zëvendësu me konkurs, secili person ka të drejt të aplikojë dhe të zgjidhet nga Kuvendi… Aplikojnë, hapet konkursi zgjidhet nga Kuvendi”, tha ai.

Sallahu u shpreh se nuk ka asnjë shans që të ketë ndikim politik.

“Nuk ka shans as kryesuesi as dikush tjetër të ketë ndikim politik, është e pamundshme që dikush mbi këtë agjenci për ndikim politik. I ka 71 nene, gjithçka vendoset në Gjykatë, vetëm nëse politizohen gjykatat atëherë diçka tjetër”, tha ai./TV Dukagjini

Të ngjashme