Ligji për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve Publike është ndryshuar pesë herë. Udhëheqësi i divizionit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami, në një intervistë për Ekonomia Online pret nga Qeveria e re hartimin e ligjit të ri për avancimin e procesit të deklarimit të pasurisë.
Sipas tij, Agjencia është e përgatitur për ndryshimin e ligjit dhe marrjes se kompetencave ekzekutive në aspektin e kontrolles së pasurisë për zyrtarët publik.
“Çështja e legjislacionit, Agjencia Kundër Korrupsion ka pasur ligjin për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publik, por kemi vërejtur që ka pasur mangësi dhe është ndryshuar pesë herë. Vitin e kaluar ka qenë një draft ligj i hartuar bashkërisht me grupin punues me Ministrinë e Drejtësisë”.
“Shpresojmë do t’i iniciohet draft ligji i ri, t’i shohim mangësitë e ligjit pasi ka mangësi dhe qëllimi jonë është që të avancojmë procesin e deklarimit të pasurisë”.
“Sa i përket çështjes së kompetencave të agjencisë në aspektin e kontrolles së pasurisë për zyrtarët publik, institucioni jonë është i përgatitur që t’i zbatoj ligjet, në momentin që ndryshohet ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë dhe funksionalizojmë”, u shpreh Behrami për EO.
Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.
Të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion, derisa kërkohet që të respektojnë afatin e caktuara kohore i cili përfundon me 31 mars.
Behrami deklaroi se deri me tani kanë pranuar 150 formular të deklarimit të pasurisë të rregullt vjetor.