Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19 është publikuar në gazetën zyrtare, vetëm një ditë pasi atë e dekretoi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Ligji është votuar të premten, gjashtë muaj pasi ishte iniciuar nga Qeveria Hoti. Në ligj, ndër të tjera parashihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti.
Trusti, në ditën e votimit, ka njoftuar se në momentin që del në gazetën zyrtare, qytetarët do të kenë mundësi të nisin aplikimin për tërheqje të parave përmes një aplikacioni të veçantë.