Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë se parashihen dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ligjin e ri për automjete, që pritet të miratohet së shpejti.
Ai ka sqaruar çka përfshihet në këtë ligj, rrjedhimisht cilat sfera synon që të rregullojë.
“Në këtë ligj është përfshirë homologimi, regjistrimi i automjeteve dhe mjetet që kanë dalë jashtë përdorimit – që janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Krejt ai vaj i tyre shkakton dëme në ambient”.
“Ligji parasheh që personat apo institucionet që duan t’i vënë jashtë përdorimit veturat e tyre të plotësojnë një formë për këtë çështje”.
“Varësisht prej shkeljeve pason dënimi dhe largohet nga komunikacioni. Janë tre lloj defektesh: të vogla, të mëdha dhe të rrezikshme – në ç’rast automjeti nuk guxon të marrë pjesë në trafik”.
“Parashihen dënime goxha të mëdha për të gjithë shkelësit e ligjit”.(Klan Kosova)