Ligjvënësit e Virginias kanë dhënë miratimin përfundimtar mbrëmë për një projekt-ligj që do të legalizojë marijuanën për përdorim rekreativ për të rriturit, por jo deri në vitin 2024, kur do të fillonin edhe shitjet me pakicë të ilaçit, njofton Independent.
Me një projekt-ligj kompromisi, Virginia bëhet shteti i parë i Jugut që voton për legalizimin e marijuanës duke u bashkuar me 15 shtete të tjera dhe Distriktin e Kolumbisë. Legjislacioni tani shkon për aprovim te guvernatori demokratik, Ralph Northam, i cili po ashtu mbështet legalizimin.
Projekt-ligji ishte një përparësi kryesore për Demokratët, të cilët formuluan legalizimin si një hap të domosdoshëm për t’i dhënë fund trajtimit të ndryshëm të njerëzve me ngjyrë sipas ligjeve aktuale të marijuanës.
Demokratët nuk ishin plotësisht të kënaqur me legjislacionin, pasi thanë se shpresonin që Northami t’u kthente legjislacionin përsëri me ndryshime, përfshirë përshpejtimin e datës për legalizimin.
Sipas legjislacionit që kaloi, posedimi deri në 28.3 gramë marijuanë do të bëhet i ligjshëm duke filluar nga 1 janari 2024, në të njëjtën kohë do të fillojnë shitjet dhe rregulloret që do të hyjnë në fuqi për të kontrolluar tregun e marijuanës në Virgina.