Ligue 1 fillon më 23 gusht

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ligue 1 e Francës të enjten ka konfirmuar kalendarin për edicionin 2020\2021.

Ndeshjet e para do të luhen më 23 gusht. Në program në ditën e parë të edicionit të ri do të jenë dhjetë ndeshje. Kampioni, PSG, do të takohet me Metzin.

Ligue 1 e Francës ishte e vetmja prej ligave të mëdha të Evropës që nuk ka kompletuar edicionin aktual.

Me shumë mundësi Ligue 1 do të jetë kampionati i parë evropian që do të fillojë edicionin e ri. Në shumicën e ligave është ende duke u zhvilluar edicioni 2019\2020.

Të ngjashme