Lija e majmunit në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi, mjekët hetojnë rastet

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Disa raste të Lisë së Majmunit po shqyrtohen në shtete europiane, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Këtë e konfirmojnë autoritetet shëndetësore të këtyre vendeve. Raste janë raportuar fare pranë Shqipërisë në Itali, po ashtu edhe në Francë e Suedi.

Lija e Majmunit është një sëmundje e zakonshme në pjesë të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Rastet e sëmundjes jashtë rajonit zakonisht lidhen me vizitat që bëhen aty.

Lija e Majmunit është një infeksion i rrallë viral dhe zakonisht shfaqet në formë të butë. Të prekurit shërohen brenda pak javësh, sipas ekspertëve ndërkombëtarë shëndetësor.

Virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë konsiderohet shumë i ulët.

Të ngjashme