Gjatë takimit me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi dhe përfaqësuesit të UNICEF-it për Shqipëri, Roberto De Bernardi, biseduam për gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet dhe ndihmën që po jep UNICEF-i për Kosovën dhe Shqipërinë për zhvillimin procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19.
Po ashtu, takimet që pata në Tiranë me udhëheqës të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit Profesional, u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit në të gjitha fushat që mbulojnë këto institucione.
Rritja e bashkëpunimit mes institucioneve tona, sidomos bashkëpunimi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në kurrikulat dhe tekstet shkollore, në vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar të nxënësve, janë hap drejt fuqizimit të bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në fushën e arsimit.