Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, tha rastet pozitive që janë shënuar në disa shkolla në Kosovë, raporton Ekonomi Online.
Ai tha se disa prej tyre janë mbyllur ku për dy javë do të kalojnë në mësimi online.
“E vërtetë që ka pasur disa raste pozitive nëpër shkolla dhe disa prej tyre janë mbyllur ku mësimi për 14 ditë do të kalojë në mënyrë online”.
“Institucionet tona shëndetësore janë duke e përcjell gjendjen dhe po besoj se edhe këto dy ditë është pak më rëndë, nëse i kalojmë këto dy ditë, atëherë mendoj se e kemi tejkaluar situatën të rëndë”, tha ministri.
Këto komente ai i bëri gjatë ceremonisë ndërmjet MASh-it dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë”.