Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka vizituar disa shkolla profesionale në Prishtinë, së bashku me drejtoreshën e DKA-së Shpresa Shala.
Ai ka thënë se për këto shkolla do mundohen që të sigurojnë infrastrukturën e duhur.
Postimi i plotë i tij:
Mbështetja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional mbetet ndër top prioritetet e MASH
Sot së bashku me drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë Shpresa Shala vizitova katër shkolla të mesme të larta profesionale në kryeqytet “Gjin Gazulli”, “28 nëntori”, “Abdyl Frashëri” dhe Gjimnazin e Specializuar Matematikor, për të parë kushtet në të cilat po mbahet procesi mësimor.
Do të shqyrtojmë mundësinë që në bashkëpunim me DKA-në t’iu sigurojmë këtyre shkollave infrastrukturën e duhur për ngritjen e cilësisë.
MASh në bashkëpunim me donatorët dhe partnerët strategjik po punon edhe në përgatitjen e materialeve mësimore për disa profile të shkollave të mesme të larta profesionale, të cilat do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve.