Likaj në Shtime: 1 500 mësimdhënës testohen për Coronavirus, jemi gati për fillimin e mësimit

Shtime | 08 Sht 2020 | 10:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Likaj tha se këto vizita po realizohen pa paralajmërim, por që u shpreh i kënaqur me organizimin që po bëjnë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndonëse thotë se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin ose jo të mësimit me 14 shtator.

Ministri ka bërë të ditur se 1 500 mësimdhënës do të testohen për Coronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.

“Këto vizita realizohen pa paralajmërim për me pa gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor sipas udhëzimeve të MASh-it. Thënë të drejtë jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë”.

“… ne jemi të përgatitur, presin rekomandimin për fillimin e vitit të ri shkollor nga institucionet përgjegjësi”.

“1 500 arsimtarë në nivelin mbi 6.5 % për ta ditur gjendje e infeksionit, ia ka filluar testimi. Kanë shkuar nga kjo komunë arsimtarët për testim”.

“Kjo është një nga vizitat që po iu bëjmë komunave dhe sot jeni në komunën e Shtimes me të cilën jemi të kënaqur çfarë ka bërë DKA dhe mësimdhënësit për përgatitjen e procesit mësimor”.

“Ne shpresojmë se jemi të përgatitur dhe natyrisht po e japim kontributin tonë si qeveri dhe jemi në koordinim me SBAShK-un. Ne presim dhe jemi të përgatitur dhe siç e dini rekomandimet e IKSHPK dhe presim që ta nxjerrim vendimin për fillimin e vitit shkollor”, tha ministri.

“Ne kemi informata se do të testohen 1 500 arsimtarë në nivel vendi, që i bije diku mbi 6.5 për qind të tyre për ta ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor. Ne i pyetem arsimtarët të cilët kanë shkuar për tu testuar”, tha ai.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton EO.

“Ky është një shembull i mirë i ministrit i cili ka krijuar një atmosferë krejt tjetër me SBAShK-un”.

“Qëllimi është i njëjti, po gëzohemi kur po shohim që institucionet i kanë shfrytëzuar kapacitetet për t’u përgatitur”.

“Sa iu takon mësimdhënësve, jemi të gatshëm që procesi mësimor të fillojë me 14 shtator”, tha Jasharaj.

Të ngjashme