Ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka marrë pjesë në diskutimin “Normalizimi i Ri në Arsim në Procesin e ri Normal”, në të cilin po marrin pjesë ministra e Arsimit nga vendet e Evropës Lindore.
Likaj ka thënë shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për t’iu siguruar nxënësve tanë qasjen në arsim cilësor në të gjitha nivelet.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Ministrit të Arsimit të Turqisë z. Ziya Selçuk pata nderin të takoj Ministrat e Arsimit dhe delegatë të vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për temën “Normalizimi i Ri në Arsim në Procesin e ri Normal”.
Bashkëpunimi me vendet e tjera në fushën e arsimit dhe forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit ekzistues para së gjithash na shërben si platformë ku ne ndajmë njohuritë dhe përvojat tona, duke minimizuar kështu efektet negative të krizës me të cilën po ballafaqohemi si pasojë e pandemisë. Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për t’iu siguruar nxënësve tanë qasjen në arsim cilësor në të gjitha nivelet.