Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se është tejet i kujdesshëm me shpenzimin e parasë publike.
Ai është shprehur se edhe sa s’ka qenë në pozitën e ministrit ka treguar kujdes, raporton klankosova.
“Dy vjet kam qenë këshilltar i ish ministrit Arsim Bajrami dhe këshilltar i jashtëm në Qeverinë Haradinaj. Për tre vjet kam bërë zero shpenzime, shërbyer në mënyrë vullnetare”, është shprehur Likaj, njofton Klan Kosova.
“Edhe sot e kësaj dite shpenzimet i kam pothuajse zero. Nuk kam marrë kartelë bankare. Shpenzimet e kabinetit tim janë minimale. Jashtë agjendës zyrtare e përdori veturën time personale. Nuk shpenzoj për dreka-darka, as për telefon”.