Likaj takoi Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj zhvilloi takim virtual me Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Ambasada Amerikane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Ministri Likaj ka falënderuar ambasadorin Kosnett, për ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për Kosovën, në veçanti për sektorin e arsimit përmes projekteve të mëdha, ndërsa e njoftoi për prioritetet që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të përmirësuar gjendjen në arsim, por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet.

Ministri tha se bashkëpunimi i mëtejmë është shumë i rëndësishëm dhe theksoi nevojën e përkrahjes së Ambasadës Amerikane në Kosovëpër realizimin e programit qeveritar në arsim.
Ministri shprehu gatishmërinë që të koordinojë edhe më tej aktivitete të përbashkëta me Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Të ngjashme