Ministri i Arsimit Ramë Likaj, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka takuar disa studentë kosovarë që studiojnë atje.
Likaj përmes një postimi në Facebook është shprehur i lumtur me suksesin e tyre dhe përfaqësimin që po i bëjnë Kosovës në universitetet më të mira evropiane.
Postimi i plotë i tij:
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hungari takuam edhe disa studentë kosovarë që vazhdojnë studimet e larta në Hungari përmes programit “Stipendium Hungaricum”.
Tejet i lumtur me sukseset e studentëve tanë që vazhdojnë të na përfaqësojnë denjësisht në universitetet më të njohura evropiane. Ne do të mundohemi që maksimalisht t’i mbështesim në rrugëtimin e tyre akademik, sepse këta breza do t’i kontribuojnë shtetit tonë.
I jam mirënjohës Qeverisë së Hungarisë që ju ka dhënë bursat e studimit dhe ne do të angazhohemi për të krijuar edhe më shumë mundësi për studentët tanë.
Një ndër hapat e ndërmarrë është edhe nënshkrimi i djeshëm i Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Programi i Koordinimit falë të cilëve studentët tanë do të përfitojnë mundësi më të mira për arsimim.