Andi Lila i jep lamtumirën trajnerit Gianni De Biasi. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës duke e pranuar se nën drejtimin e italianit ka kaluar momente fantastike në karrierën e tij.
Në vijim, 31-vjeçari kuqezi e pranon se eksperienca më emocionuese nën drejtimin e De Biasit ishte Euro 2016.
Një lamtumirë e dhimbshme për Lilën që nuk arrin t’i fshehë emocionet.
Në fund, mbrojtësi shqiptar flet edhe për situatën e merkatos, duke zbuluar një detaj të ditëve të fundit.