Lili Reinhart ka folur pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj, Luke Perry, transmeton Klan Kosova.
Luke vdiq në moshën 52-vjeçare pasi pësoi një sulm në tru.
Lili, 22-vjeçare hyri në Instagram dhe shkroi: “Unë mezi i gjej fjalët. Jam e shkatërruar, të gjithë jemi”.
Ajo më pas hyri në Twitter dhe shkroi një mesazh më të gjatë në nder të shoqërisë që kishte me të ndjerin.
“E kam të vështirë ta kuptoj se ai nuk do të jetë me afër për të më dhënë përqafime për të ndarë mirësinë e tij me gjithë ne. Unë jam duke menduar për familjen e tij, fëmijët e tij. Lutem që ata të gjejnë lehtësim gjatë kësaj kohe shkatërruese. Unë thjesht nuk mund ta besoj”.