Aktorja e njohur Lily Collins, është përzgjedhur për veshjen më të mirë të kësaj jave.
Revista e modës Elle.com, e cila tashmë çdo javë përzgjedh disa veshje më të mira, këtë herë në listën e vet, si më të mirën e kanë zgjedhur Collins.
Lily Collins, është e veshur me markën Miu Miu, në një pistë mode në Paris.
Collins, është veshur me një stil të viteve të 60-ta, por sigurisht duket shumë tërheqëse.
Pas saj janë Penelope Cruz, Ashley Graham, Tracee Ellis Ross e Naomi Campbell.