Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj teksa ka shpërnda një pjesë nga konferenca e dhënë në orët e vona të së dielës, ka shkruar së bashkë do ta kalojnë pragun.
“Bashkë e kalojmë pragun!”, ka shkruar Limaj.
“Se a jam unë në Parlament nesër apo s’jam, as nuk ka me vendos studio, as s’ka me vendos tavolina, as skutat. Ka me vendos qytetarët e Republikës së Kosovës, shoqet, shokët, të gjithë atë njerëz e dinë, ma njohin sadopak kontributin që kam dhënë për vend. Të qindra, e mijëra ata banor me të cilët kemi qarë rrethina dhe jemi bërë mur i gjallë për të mbrojtur jetën e tyre, ata e dinë se kush jam unë. Dhe unë pres sot, dhe kam nevojë për besimin dhe ndihmën e tyre. Dhe në fund do ta shihni se ky besim e ndihmë nuk është për mua e shokët dhe shoqet, por për Kosovën”, ka thënë mbrëmë Limaj në konferencën për media, deklaratë të cilën e ka shpërnda sot.