Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shteti është duke u rrënuar me veprimet e fundit kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie të premten, Limaj thotë se shteti është duke u rrënuar nga njerëzit siç i ka quajtur, eksperimental.
Sipas tij, çdo gjë që është ndërtuar kët0 20 vite, janë duke u rrënuar nga veprimet e kryeministrit Kurti.
“Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale, e sfida e që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët. Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”, ka thënë ai.
“Shteti dita ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vite. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që kanë elemente diktatoriale”, u shpreh ai.