Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar një shkrim për të kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të bërë nga deputetët kosovarë në vitin 1990.
Limaj ka shkruar se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 wshtw akt themeltar i shtetësisë sonë.
Postimi i plotë:
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë sonë, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës.
Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Në çdo kohë u jemi mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët në rrethana tepër të jashtëzakonshme e jetësuan një obligim kushtetues e kombëtar.