Limaj-deputetëve: Votojeni Projektligjin, dialogun me Serbinë do të kthejmë në binarë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 18:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj njëherësh edhe bashkëkryesues i Ekipit Negociator në dialog me Serbinë, ka kërkuar nga deputetët që në këtë seancë të fokusohen në Projektligjin për Dialogun e jo për platformën për këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Sipas Limajt, ky Projektligj i propozuar nga Qeveria do të kthejë në binarë procesin e dialogut.

“Përmes këtij Projektligji praktikisht është një hap serioz të futjes në binar të kësaj teme. Në binarë normal ku të gjitha institucionet e vendit janë të inkorporuar dhe marrin pjesë aktive në këtë proces”.

“Neve na duhet konsensusi, e dyta na duhet një proces transparent një proces i përgjegjshëm e që është shumë i ndjeshëm”.

“Ne duam të ja japin krejt peshën kësaj teme duke i inkorporuar institucionet e vendit. Ftesa ime është që sot temën rreth dialogut , ato që do të dialoguohen, të gjitha këto t’i lëmë e t’i flasim kur të vije platforma”.

“Të koncentrohemi në Projektligjin. Unë kam besim fort që kur të vije tema e platformës aty secili nga deputetët do të ndihmojnë shumë”.

Limaj bëri apel kolegëve të tij në parlament që t’ i japin një mundësi këtij Projektligji dhe të votojnë pro, raporton EO.

https://www.facebook.com/pg/EkonomiaOnline/videos/?ref=page_internal

Të ngjashme