Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se secili pjesëtar e ka pasur rolin e vet gjatë luftës. Ai ka pretenduar se disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, me qëllim të shkatërrimit të tij. “Le more, po çfarë […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se secili pjesëtar e ka pasur rolin e vet gjatë luftës.

Ai ka pretenduar se disa persona kanë zhvilluar propagandë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, me qëllim të shkatërrimit të tij.

“Le more, po çfarë urdhra, çfarë pallavra! Secili e ka pasur rolin e vet në UÇK. Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme