Limaj fton partitë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Limaj ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi sotëmi i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!’, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

Postimi i plotë i Limajt:

Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Aktgjykimi sotëmi i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo! Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale

Të ngjashme