Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në Fushë Kosovë, me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Driton Ademin.
Zhvillimi ekonomik, zhvillimi social, urbanizmi dhe mbrojtja e mjedisit, janë prioritet kryesore që Nisma për Kosovën ka për qytetin e Fushë Kosovës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Ademi ka theksuar se nga Fushë Kosova duhet t’a largojmë qeverisjen e kaluar për një qeverisje më të mirë të kësaj komune.
“Nisma nuk është ithtarë e aspektit shprehës po dëshmi e kërkesave qytetare. Nisma është ruajtëse e vlerave kombëtare. Duhet që Te largojmë klikën e moçme të Fushë Kosovës, me prioritete të reja”.
Ndërsa kreu i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se Nisma duhet të fitojë me vizion me fakte, dhe të jetë shpresë për të rinjtë.
“T’i zgjidhim problemet e rinisë dhe të mendojmë se ku dhe si t’i rrisim fëmijët. Brenda nesh ka dije energji kapacitete, që jemi të gatshëm ta merremi me problemet e qytetarëve. Kandidati ynë ka vendosur që veten e tij, përvojën e tij, ta vë në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës”, ka thënë Limaj.
Në Kosovë ka ardhur koha për Nismën
“Besojmë fort që kjo frymë e ndryshimit në të cilën është përfshirë e gjithë Kosova, do të duhej të ishte Fushë Kosova pikënisja e atyre që do të ndodhin. Ne kërkojmë votën e besimit, votën e ndërtimit të një relacioni dhe marrëdhënie ndërnjerëzore dhe përfaqësuesit tuaj. Ju ftojmë që në këto zgjedhje edhe Fushë Kosova ta shfrytëzojë mundësinë e ndryshimit, ta shfrytëzojë mundësinë e kalimit të një qeverisje në një qeverisje tjetër,”, tha Limaj.