Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, në lidhje me raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se është detyrë kryesore e Qeverisë të mbajë dhe kultivojë raporte të mira me shtetet mike, raporton Ekonomia Online.
“Një nga detyrat kryesore e Qeverise është të kultivoj vlerat e mira me aleatët, të promovoj dhe të rregulloj marrëdhëniet me ndërkombëtaret . Këto ditë kemi pa deklarata skandaloze nga pjesëtarë të qeverisë”.
Limaj deklaroi se nuk duhet në asnjë mënyrë të prishen raportet Kosovë- ShBA.
“Zyrtarët tanë krahasojnë largimin e trupave amerikan më Afganistanin dhe Sirinë. Harrojnë qe SHBA-të nuk kanë shkuar se i kanë thirre njerëzit në Afganistan por për të luftu armikun në Afganistan, e ne i kemi ftuar me dekada me ardh me na ndihmu e me na shpëtuar – për këtë populli ndihet i sigurt e i fuqishëm”.
Limaj në seancë foli edhe rreth hapjes së korridorit që është përfolur së fundmi.
“Rruga e Kombit është korridor mes Kosovës dhe Shqipërisë për çdo vend tjetër është rrugë transitore. Ju nuk duhet të futni korridore në marrëveshje të paqes, ndalni këto deklarata pa kripë pasi nuk I ndihmojnë vendit”.
Limaj mes tjerash kërkoi që Qeveria të merr një vendim sot rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake.
“Leni çka mendon opozita rreth reciprociteti dhe taksës – ju duhet të merrni vendim pasi jemi duke u cenuar, sot duhet të merrni vendim.
Ai ka thënë se për partitë e pozitës, data se kur fituan zgjedhjet shënon ditën kur është shpallë Pavarësia..
“Për juve shtet ka filluar me 6 tetor dhe me 3 shkurt. Për juve më 6 tetor është shpallë pavarësia e Kosovës”, ka thënë Limaj.
“Nuk janë shkuar pse e ka thirr populli i Afganistanit, harrojnë që populli i tyre kërkon gjithqysh që të largohen nga Afganistani, ndërsa ne që i kemi ftuar me dekada për të na çliruar, e që pretendimet tona janë me shku në NATO”