Limaj: Haradinaj po e tepron, taksa duhet hequr

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta heq taksën dhe se me kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën nëse duan që të hiqet taksa, ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës, transmeton Gazeta Metro.

Limaj është shprehur se është pro heqjes së taksës pasi ka arritur qëllimet e veta, ku Serbia e ka parë sa serioze është Kosova tani.

“Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet.Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh.. Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”, ka thënë Limaj në Rubikon.

I pyetur se sa ka kohë që nuk janë takuar partnerët e koalicionit Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, Limaj bëri të ditur se ka tri javë mirëpo sipas tij, do të kenë takimin e përbashkët nesër.

Të ngjashme