Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj i gëzohet lirimit të Kilajt: Shpresojmë të lirohen të gjithë ata që padrejtësisht po mbahen në Hagë

Limaj i gëzohet lirimit të Kilajt: Shpresojmë të lirohen të gjithë ata që padrejtësisht po mbahen në Hagë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu gëzua lirimit me kusht nga gjykata në Hagë i Komandantit të Brigadës 122, një nga drejtuesit e famshëm të UÇK-së, Isni Kilaj. Ai tha se shpreson që të lirohen të gjithë bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së që “po mbahen padrejtësisht” në Hagë. “Lajm i madh rikthimi i Isni Kilajt […]

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu gëzua lirimit me kusht nga gjykata në Hagë i Komandantit të Brigadës 122, një nga drejtuesit e famshëm të UÇK-së, Isni Kilaj.

Ai tha se shpreson që të lirohen të gjithë bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së që “po mbahen padrejtësisht” në Hagë.

“Lajm i madh rikthimi i Isni Kilajt në Kosovë. Po shpresojmë që lajmet e mira nga Haga të vazhdojnë dhe të kulmojnë me fitoren e drejtësisë dhe lirimin e të gjithë bashkëluftëtarëve të cilët padrejtësisht mbahen në Hagë”, tha Limaj.

Të ngjashme