Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, e ka përkujtuar masakrën e Burgut të Dubravës të cilin e ka cilësuar si një nga krimet më monstruoze.
“Para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës. 20 vjet më parë, në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë”.
Ai ka thënë se drejtësia ka munguar, por tani është koha e fundit që të veprohet, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar”.