Limaj: Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht, jo të vijë si befasi

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se emri i kryetarit të Kuvendit duhet të jetë i qartë para se të shkohet në votim, duke theksuar nevojën për marrëveshje politike, raporton Ekonomia Online.

“Nuk duhet të befasohet emri. Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht, të ketë 61 vota, të shkohet të votohet. Nuk është rruga që të ndërtohet befasi,” tha Limaj.

Ai theksoi se ndërtimi i institucioneve kërkon konsensus dhe marrëveshje politike, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën kur s’ka pasur vota të mjaftueshme.

“Nuk duhet të befasohet emri Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht ti ketë 61 vota të shkohet të votohet, te këtë vendimmarrje politike.  Nuk është rruga që të ndërtohet befasi. Ne besojmë që kjo është rruga, kontributi me i madh dhe siguria për të ndërtuara institucione është sikur që ka ndodhte gjithë herë kur ju nuk i keni vota e mjaftueshme bëni përpjekje për marrëveshje politike e cila garanton dhe sigurinë shumicën parlamentare nga e cila del edhe kryetari i ku ednit edhe qeveri e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme