Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka kujtuar disa katër nga bashkëluftëtarët e tij, në 22 vjetorin e rënies, dëshmorët; Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.
Limaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, ata nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës dhe ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.
Postimi i Limajt:
“Sot, kujtoj bashkëluftëtarët e mi, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha, të cilët 22 vite më parë, gjatë luftimeve ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.
Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë, por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, 22 vite më pas, malli për Ibrahimin, Ejupin, Kujtimin dhe Milaimin veç është rritur. Ata do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë, si djemtë më të mirë të këtij vendi që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!” FL