Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.
Limaj ka thënë se në këtë masakër forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banor të pafajshëm në mesin e tyre, gra, fëmijë dhe pleq.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 21 vjet kur forcat serbet në Krushë të Madhe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq. Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e të gjinive të ndryshme të cilët u vranë nga forcat ushtarake e policore serbe. 21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë.