Limaj: Kurti do të mbahet mend si politikan që brenda ditës mashtron dhe gënjen

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit.

Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.
Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk.
Kaq për sonte.
Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook. /

Të ngjashme