Kreu i NISMA-s, Famtir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’ka rrëfim për lirinë e Kosovës. Limaj ka thënë se Kurti ka pasur shumë mundësi që t’i bashkohet luftës, por thotë se ka zgjedhur që të mos e bëjë një gjë të tilë.
“Kryeministri i Kosovës s’ka rrëfim për lirinë e Kosovës. Kryeministri s’ka rrëfim. Kryeministri i Kosovës në mars, për dallim prej djemve të UCK-së, ka pas 1000 zgjidhje me e zgjedhë UCK-në. Ka pas zgjidhje. Kurrkush s’më ka thanë mue hajde ushtar. S’ka rrëfim të lirisë. Ka rrëfim të lirisë Muhamet Mavraj”, ka thënë Limaj.
“Kurti e ka bo zgjidhjen e vetë. Çka ka mëndu me kokën e vetë nuk e di. S’është e thënë veç me e kapë pushkën. Se ka pas djem që i kanë bo 100 mijë punë të tjera. Ky djalë ka bo zgjidhje që mos me iu bashku luftës”, ka shtuar tutje.
Në këtë intervistë, Limaj ka përmendur edhe unionin studentor dhe ka thënë se ka pasur prej tyre që kanë shkuar në Beograd për të marrë fonde. Sipas Limajt, kryeministri Albin Kurti i ka mbajtur lidhjet me Beogradin.
“Ka prej tyne që për një fond kanë shku në Beograd. Albini i ka majt lidhjet. Pyeti këta të Unionit”, ka deklaruar kreu i NISMA.