Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kohën kur ishte votuar Gjykata Speciale në gusht të vitit 2015, u kishtë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë këtë gjykatë sepse vendi do të futet në një situatë ku do të ketë pasoja të mëdha për vendin.
Limaj i ishte drejtuar kryetarit të Kuvendit asokohë Kadri Veselit dhe ish zv-kryeministrit Hashim Thaçi që të mos lejojnë shtrimin e kësaj cështje në Kuvendin e Kosovës duke thënë se gjithçka tjetër ka qenë më vështire më i thënë jo se sa Gjykatës Speciale.
“Kjo që na kanë thënë të huajt veç sot ka efekt, nesër kanë me thanë ky është vendim i Kuvendit të Kosovës. Ata që ju thonë jo duhet me bërë na se e bëjnë tjerët, o me pas mujtë nuk na kishin vet ish kry kjo punë. Duhet Gjykatë gjithpërfshirëse. Po futemi në një situatë ku do të ketë pasoja të mëdha për vendin dhe ata që e votojnë këtë çështje kanë me i bërë ndamje të mëdha vendit”.
Limaj kishte thënë se deputetetët do të bënin punë të madhe nëse do ti thonin jo Gjykatës Speciale.
“Po na kërkohet diçka e padrejtë. Kolegë deputetë ju ftoj thirreni ndërgjegjes suaj., Përgjegjësisë sun i ikni. Unë ju ftoj të bëjmë një konsensus të mos futemi se ka pasoja”, kishte thënë ndër të tjera Limaj.