Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit. Limaj ka thënë se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilën e gëzojmë sot.
“Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lire”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook. Më tutje, ai thotë se qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. “Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit”, thuhet në fund të postimit të Limajt.