Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duan që udhëheqësit e shtetit të jenë bashkë për të punuar për shtetin. Këtë sipas tij, e bën vetëm partia që ai udhëheq.
“Ky projekt ka ngritur në këmbë qytetarët e Kosovës sepse nuk kanë asgjë më të shenjtë se bashkimi për shtet, duan drejtuesit e tyre t’i shohin bashkë për të mirën e shtetit”, tha Limaj.
“Bashkë me shtetin për një jetë më të mirë, për punëtorin, për të rinjtë, për pensionistët, për gratë, e ata që jetojnë jashtë”, tha ai.
Limaj përmendi veprimet që do të marr sapo të vijë në krye të Qeverisë.
“Kosova ka gra vetushqyese që janë në një situatë të keqe dhe ne jemi këtu bashkë me shtetin për t’i ndihmuar ato, gratë shtatzënë që kanë nevojë për kujdes ligjor, tha ai.
Limaj tha se dallimi mes NISMA-s dhe subjekteve tjera është se NISMA po bën thirrje për të udhëhequr vendin bashkë për shtetin, ndërsa të tjerët po bëjnë thirrje për ndarje.
“Sot më shumë se kurrë është thirrje për rininë të bashkohen për shtetin, për pensionistët, për punëtorët e familjarët e gjithë atyre qe dhanë jetën që të kemi një shtet të bashkuar”, shtoi Limaj.
Ai kritikoi qeverisjen e kaluar se si deri më tani nuk i ka ofruar Gjilanit ujin dhe stadiumin.
Ai tha se duhet t’u vije “marre” të gjithë ata që kanë qenë në udhëheqje të Gjilanit e nuk i kanë përmbushur këto dy prioritete.
Kandidatja për deputete, Valdete Dushica-Bajrami, ka lavdëruar punën e Limajt që nga fillet e tij në politikë dhe u bëri thirrje gjilanasve të votojnë kandidatët e Anamoravës nga radhët e NISMA-s.
“Është koha që Gjilani të mendoj më së miri se cilin kandidat nga Anamorava të përkrahë dhe unë iu bëj thirrje se vetëm kandidatët e NISMA-s do të jenë zëri i juaj në Kuvend”, tha ajo.
Kandidati për deputet dhe kryetari i degës së NISMA-s në Gjilan, Sevdai Robelli, tha se NISMA do ta kërkoj votën nga gjithë secili sepse nuk i ka borxh askujt dhe do punoj në të mirën e të gjithëve.
“Më 6 tetor unë me ekipin fitues do të tregojmë se sa vlen NISMA në Gjilan, rruga jonë ka qenë sfiduese ne nuk u ndalëm asnjëherë dhe do shkojmë lagje më lagje e shtëpi më shtëpi do kërkojmë votën nga ta me ballin lart sepse ne nuk i kemi borxh askujt e nuk gënjyem askënd, do kërkojmë votën të përmbushim synimet tona”, tha Robelli.
Ai tha se me Limajn si kryeministër Gjilani do të rregulloj problemet bazike që ka qyteti.
“Bashkë me Limajn, Gjilani do ta ketë dinjitetin dhe Limaj si kryeministër i ardhshëm do kujdeset për problemet e vendit, si uji i pijes bashkë do t’i përvishemi bashkë kësaj problematike”, tha ai.
“Ne do punojmë të fuqizojmë të krijojmë lider të rinj për dallim nga subjektet e tjera sepse këta të rinj do të na udhëheqin neve edhe Gjilanin”, shtoi Rubelli.
Kandidati për deputet nga NISMA, Milaim Kosumi, premtoi se do të jetë zëri i gjithë qytetarëve në Parlament ku prioritet do të ketë përmirësimin e sistemit të shëndetësinë, lëvizjen e lirë, etj, raporton EO.
“Edhe pse për here të parë jam kandidat për duetet kërkoj mbështetjen tuaj dhe zotohem se do jem zëri i juaj në Parlament bashkë për shtetin, besimin për ketë kandidaturë e kam gjetur tek njeriu i duhur tek Limaj, bashkë me ekipin e tij në Anamoravë ka dhënë hapësirë të mjaftueshme duke treguar vullnetin e tij bashkë për shtetin”, tha Kosumi.
“Ne sot jemi këtu si bosht politik në një moment të rëndësishëm për vendin me këtë slogan për të treguar sepse vendi ynë ka nevojë të bashkohet në një frymë që qendër të përbashkët ka shtetin”, shtoi ai.