Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në shënimin e 6 vjetorit të partisë që drejton ka thënë se vetëm 20 ditë pas ardhjes në pushtet, kryeministri Albin Kurti harroi të gjitha.
“E patë dje cka ndodhi, As takes as reciprocitet. Dallimi i Albinit me kryeministrin është i madh. Ai është një mashtrues”, tha Limaj.
Më tutje, Limaj ka ftuar partitë opozitare të bashkëpunojnë e të koordinohen për një opozite aktive e me argumente. Por, ka thënë se Nisma nuk bën opozite me kalkulime dhe se kjo parti nuk i bën opozitë shtetit të Kosovës.
Ish zv-kryeministri i Kosovës ka thënë se koha ka dëshmuar se vendimi për të pasur një subjekt socialdemokrat në skenën politike ka qenë i drejtë.
“Është i qartë impakti që ka pas kjo forcë tash e 6 vite. Ne u ofruam për të dhënë ide e vision politik dhe për të prodhuar ide politike që do t’i sherbenin vendit. Nisma për këto 6 vite pavarësisht fuqise se saj politike ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në proceset politike të vendit. Sot kur jemi në këtu Nisma ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për të ndale shumë të këqija për t’i dhënë mundësi e shpresë gjerave të mira për vendin”, ka theksuar Limaj.
“Kjo frymë politike e konstruktive na ka përcjellur që nga themelimi edhe kur kemi qenë pozitë e opzoitë. Kjo frymë në shërbim të vendit na ka udhëhequr për këto gjashtë vite. Ne kemi vënë interesin nacioanl para atij shtetëror. Platforma jonë ka qenë në vazhdimësi e kujdesshme duke qenë të fortë në qëndrime e të pazhurmshëm”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka thënë se misioni i tyre kombëtar është që të mos bëhen pjesë e kampanjave që nuk i shërbejnë Kosovës.
“Misioni ynë është të punojmë fuqishëm të angazhohemi në cdo vend ku punojmë e jetojmë me i sherby vendit tonë. Me qendru fort e me zberthy cdo të keqe qe i vjen vendit. Me bërë opozitë ashtu sic na ka hije me argument”.
Sot Nisma ka nevoje për njerëz të cilët janë të gatshëm me luajtë këtë mision. Na presin punë të mëdha. S’ka punë më të madhe se sa me i parandalu gabimet e të këqijat që mund t’i sjellin vendit ata që po e drejtojnë” tha Limaj.