Limaj për Kurtin: Ai po kthehet në personin më përçarës mes shqiptarëve

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

“Nga një njeri që ka qenë gjoja zëdhënës i bashkimit po kthehet në një person përçarës. Kryeministri i vendit duhet t’i kthehet punëve të veta, s’mundet me shku ai në Shqipëri me than s’më pëlqen ky kryeministër. Me veprimet që po i bën atje ka me pas pasoja përçarëse për popullin shqiptar”.

“Pushtetarët e Kosovës e kanë bërë këtë mbyllje sepse kanë pas nevojë me shku në Shqipëri në fushatë”, tha Limaj në Kanal10.

Të ngjashme