Limaj përkujton dëshmorin e kombit Mensur Zyberaj

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimir Limaj, ka përkujtuar rënien e dëshmorit të kombit, Mensur Zyberaj.

Limaj ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e komandant “Pesëqindëshit”, për të cilin ka thënë se ishte luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës.

“Mensuri dhe dëshmorët tjerë të kombit janë gurthemeli i lirisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”. Postimi i plotë i Limajt: Sot bëhen 21 vite nga rënia e dëshmorit të kombit, Mensur Zyberaj- komandant “Pesëqindëshi”.

Mensur Zyberaj ishte luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Në përvjetorin e rënies kujtojmë me pietet jetën dhe veprën e tij prej një luftëtari të paepur për lirinë e Kosovës.

Mensuri dhe dëshmorët tjerë të kombit janë gurthemeli i lirisë së Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për Mensurin dhe gjithë dëshmorët e kombit!

Të ngjashme