Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kandidat në listën e koalicionit me AAK-në do të jetë edhe Veli Bytyqi, i cili për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar dhe publicist, raporton Ekonomia Online.
Limaj ka thënë se aktivizimi i tij në çështje të hershme politike, dëshmon angazhimin e pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor nga ana e Bytyqit.
“Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike. Nga përgatitja akademike është master në shkencat e komunikimit masiv- gazetari. Ishte gazetar shumëvjeçar në të përditshmen “Rilindja” dhe “Bujku”, redaktor e zv.kryeredaktor si dhe kryeredaktor i kësaj gazete për shume vite”, ka shkruar Limaj.