Limaj: Protestat e 1 Tetorit i paraprinë luftës së UÇK-së

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka kujtuar protestat e 1 Tetorit të vitit 1997, ku thënë se mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës.

Limaj ka thënë se këto protesta i kanë paraprirë luftës së UÇK-së.

Sot kujtojmë protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb.

Protestat e 1 Tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata.

Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave!

Të ngjashme