Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Prishtinë | 26 Kor 2025 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Në një deklaratë të shkurtër, para seancës, Limaj tha:

“S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.”

Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ende konsensus për konstituimin e Kuvendit.

Të ngjashme