Limaj takohet me bashkatdhetarë në Malishevë: Janë rreshtuar fuqishëm rreth Nismës Socialdemokrate

Prishtinë | 30 Dhj 2024 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është takuar në vendlindjen e tij në Malishevë me bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë.

Limaj i falënderoi ata për kontributin dhe mbështetjen.

“Faleminderit mërgatës për kontributin dhe mbështetjen tuaj! Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Bashkëatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson #veçVEPRA”, shkroi Limaj.

“Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese”, shtoi ai.

Të ngjashme