Limaj thirrje partive politike: Shkarkojeni këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 14:12 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga partitë politike që të shkarkohet Qeveria Kurti, për të cilën thotë se “e ka shkatërruar vendin”, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë si në aspektin ekonomik por edhe atë diplomatik dhe se nuk po e njeh Kosovën që dikur është “nderuar e respektuar”.

“Është e trishtueshme, është trishtim besoj për gjitha ata që i kanë përcjellë këto bisedime. Ku liria jonë shteti jonë është këtu sot përmes negociatave. Nuk po e njoh atë Kosovën që dikur është nderuar e respektuar, ka ruajtur partneritetin. Kjo është e trishtueshme, është e trishtueshme me i parë diplomatet ndërkombëtar. Kur ju keni dështime në të gjitha planet, ka dështime ne diplomaci në çdo sektor. Bashkohuni ne Kuvend të Kosovës sa më shpejt dhe shkarkojeni këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin. Ftesa jem është për deputetët që të bashkohen dhe ta shkarkojnë këtë qeveri,  e jo qeveria të ju shkarkoj juve”, ka thënë Limaj, gjatë aderimit të ri në këtë parti, Dr.Murtez Zekolli.

Të ngjashme