Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për marrëveshjen që e nënshkroi sot me Lidhjen Demokratike të Kosovës për qeverinë e re, e cila pritet të votohet gjatë këtyre ditëve.
Limaj ka thënë se me LDK’në më shumë ka folur për sigurinë e koalcionit dhe agjendat e qeverisë.
“Dy partitë kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar. Sot janë plotësuar agjenda jonë e komunikimit, kemi pasur nevojë për të diskutuar”, ka treguar Limaj.
“Siguria për mua personalisht, cilat janë prioritetet e kësaj qeverie dhe a do të ketë një frymë ekipore, jo vec në letër, por edhe në praktikë, kemi biseduar për këto tema, një agjendë e përcaktuar qartë, kemi hyrë me besimin që do të mundemi t’i adresojmë këto”, ka thënë Limaj në Rubikon.
Tutje, ai ka thënë se fryma ekipore varet nga kandidati për kryeministër.