Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar bashkëvendasit e tij të Komunës së Malishevës Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.
Limaj ka shkruar se flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të gjithë bashkëvendësve të mi të komunës së Malishevës ua uroj 16 qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë me krenari më meritorët për çlirimin e Malishevës dhe Kosovës, dëshmorët e kombit!
Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Urime Dita e Çlirimit, Malishevë!