Limaj uron qytetarët për 21-vjetorin e çlirimit të vendit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës në 21-vjetorin e çlirimit të vendit.

Limaj ka shkruar në “Facebook”, se më meritorët për lirinë e vendit janë dëshmorët e kombit në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

POSTIMI I PLOTË:

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

Në 21-vjetorin e çlirimit të vendit kujtojmë sot më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e Kombit.

Kujtojmë me pietet kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit.

21 vite me parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.

Në këtë ditë hiostorike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare.

Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit

Të ngjashme