Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet mbrëmë me mbështetësit e tij në fshatrat e Malishevës.
Ai mbrëmë ka qëndruar në fshatrat Drenoc dhe Lladroc, ku nga atje tha ” kauza jonë “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po jehon fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.
“Pritja madhështore që ju bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-it në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit”.