Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e ka ngushëlluar familjen e gruas shtatëzënë nga Gjakova e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga Covid-19.
Limaj tha se ky është një lajm i dhimbshëm për të gjithë.
Njoftim i plotë:
Vdekja e një nëne shtatzënë nga Gjakova dhe foshnjës së saj ende pa ardhur në jetë, si pasojë e infektimit me COVID-19 është lajm i dhimbshëm për të gjithë ne.
Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë për këtë humbje të dyfishtë.
Përmes këtij postimi bëj thirrje edhe njëherë që të respektohen në përpikëri udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë në mënyrë që të kalohet me sa më pak humbje nga kjo pandemi.